Arrestimi i 75-vjeçarit në protestë, ironizon Miftaraj: U bë pas bashkëpunimit institucional Qeveri-Polici-Prokurori
Ehat Miftaraj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi ka reaguar për arrestimin e një qytetari i cili sot ka protestuar kundër shtrenjtimit të çmimit të energjisë elektrike.
Miftaraj përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka ironizuar se ky është është rezultat i takimeve të prokurorëve të Prokurorisë Speciale në SHBA, të Policisë me FBI.
“Keto takimet e prokuroreve te Prokurorise Speciale ne Amerike, te policise se Kosoves me FBI ne Prishtine dhe ardhja e Dumanit ne Kosove po i jep rezultatet e para ne zbatimin e ligjit ne Kosove.Pas nje koordinimi dhe bashkepunimi Institucional Qeveri-Polici-Prokurori arrestohet pensionisti 75 vjeçar i cili protestoi në Prishtinë kundër shtrenjtimit të rrymes”, ka shkruar ai.
Miftaraj ka thënë “Drejtesi, barazi dhe dinjitet!”./Periskopi
Postimi i plotë
Keto takimet e prokuroreve te Prokurorise Speciale ne Amerike, te policise se Kosoves me FBI ne Prishtine dhe ardhja e Dumanit ne Kosove po i jep rezultatet e para ne zbatimin e ligjit ne Kosove.
Pas nje koordinimi dhe bashkepunimi Institucional Qeveri-Polici-Prokurori arrestohet pensionisti 75 vjeçar i cili protestoi në Prishtinë kundër shtrenjtimit të rrymes.
Drejtesi, barazi dhe dinjitet!



