Xhaka rikthehet në “Emirates”, moment emocional me Artetën

Xhaka rikthehet në “Emirates”, moment emocional me Artetën

Granit Xhaka u rikthye në “Emirates” si kapiten i Sunderlandit, duke tërhequr vëmendje pas fitores 3-0 të Arsenalit.

Mesfushori shqiptar, që mungoi në fushë për shkak të lëndimit, ishte i pranishëm në stadium dhe pas ndeshjes u përqafua ngrohtësisht me trajnerin Mikel Arteta.

Momenti emocionues riktheu kujtime nga koha e Xhakës te “Topçinjtë”, ku nën drejtimin e Artetës u shndërrua në një figurë kyçe të ekipit.

Ndërkohë, Arsenali vazhdon kryesimin e Premier League me nëntë pikë avantazh ndaj Manchester Cityt./Periskopi/

Shpërndaje në: