Bllokohet sërish aksi Qukës–Qafë Plloçë pas rrëshqitjes së dheut dhe gurëve
Rruga Qukës–Qafë Plloçë u bllokua sot rreth orës 02:00 pas rrëshqitjes së dheut dhe rënies së gurëve, duke ndërprerë qarkullimin.
Drejtuesit e automjeteve këshillohen të përdorin rrugë alternative, ndërsa autoritetet po punojnë për pastrimin e segmentit dhe parandalimin e rrëshqitjeve të tjera./Periskopi/



