Arrestohen tre të dyshuar për vjedhje në Marec të Prishtinës

Arrestohen tre të dyshuar për vjedhje në Marec të Prishtinës

Janë arrestuar tre persona, të dyshuar për një vjedhje në Marec të Prishtinës, e cila ka ndodhur më 2 shkurt.

Policia ka bërë të ditur se me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

“Më 07.02.2026 pas hetimeve të zhvilluara janë arrestuar tre të dyshuar m/k të cilën kishin qenë të përfshirë në një vjedhje më 02.02.2026. Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë./Periskopi/

Shpërndaje në: