Kryeministri i Maqedonisë së Veriut: Provimi i jurisprudencës mund të mbahet në gjuhën shqipe

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut: Provimi i jurisprudencës mund të mbahet në gjuhën shqipe

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski deklaroi se ligji për gjuhët lejon që provimi i jurisprudencës të mbahet në shqip, pas kërkesës së studentëve shqiptarë të juridikut, të cilët dorëzuan peticion në institucione për ta realizuar këtë të drejtë.

Ai tha se ligji i gjuhëve është i qartë, prandaj edhe provimi në gjuhën shqipe mund të mbahet.

“Ligji për gjuhët është i qartë në këtë rast. Nëse dikush kërkon dhënien e provimit në shqip, duhet t’i lejohet”, deklaroi Mickoski./Periskopi/

Shpërndaje në: