Ramadani për votat e VV-së për Listën Serbe: Patriotizmin e kanë me sezona
Burim Ramadani i AAK-së, ka reaguar për votat e Vetëvendosjes për certifikimin e rezultateve zgjedhore të Listës Serbe.
Ai ka thënë se VV-ja patriotizmin e ka me sezone.
“Kështu sikur sot i çojnë duart edhe saherë i ndajnë buxhet Listës Serbe (bashkë me partitë tjera!)”, ka thënë Ramadani.
“Patriotizmin e kanë me sezona! Mos u besoni! E kanë veç lojë”, ka theksuar ai./Periskopi/



