Trajneri i Nigerisë shpreh dëshirën e tij: Dua të bëhem trajneri i parë afrikan i Real Madridit
Trajneri i Kombëtares së Nigerisë, Eric Chelle ka qenë së fundi në një intervistë.
Ai për “RMC Sport”, tregoi ambiciet e tij ku ka shprehur dëshirën që të jetë trajner i parë afrikan i Real Madridit.
“Ëndrra ime më e madhe? Të bëhem trajneri i parë afrikan i Real Madridit”, deklaroi Chelle.
Chelle, është trajner i Nigerisë që nga viti i kaluar ku arriti të merrte medaljen e bronztë në Kupën e Afrikës./Periskopi/



