Trimi me parullë me aksion simbolik para EULEX-it: Nëse me mbrojtë shtëpinë time është krim, atëherë edhe unë jam fajtor!

Trimi me parullë me aksion simbolik para EULEX-it: Nëse me mbrojtë shtëpinë time është krim, atëherë edhe unë jam fajtor!

Trim Syla, i njohur edhe si “Trimi me parullë”, kryetar i Rinisë Demokratike të Kosovës në Prishtinë, ka realizuar sot një protestë personale simbolike para ndërtesës së EULEX në Fushë Kosovë, respektivisht para objektit që ka shërbyer si adresë e Gjykatës Speciale.

Në këtë aksion qytetar, Syla ka dalë me një parullë në gjuhën angleze me mesazhin:

“If defending my home is a crime, then I am guilty too!”

(Nëse me mbrojtë shtëpinë time është krim, atëherë edhe unë jam fajtor!)

Përmes këtij veprimi simbolik, Trimi Syla ka shprehur qëndrimin e tij kundër asaj që ai e cilëson si padrejtësi ndaj çlirimtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që po gjykohen në Hagë.

Në postimin e tij publik, Syla u ka bërë thirrje qytetarëve që t’i bashkohen Marshit qytetar për drejtësi “Drejtësi, jo politikë”, i cili do të mbahet më 17 shkurt në Prishtinë, i organizuar nga Liria ka Emër, në mbrojtje të çlirimtarëve në Hagë.

Marshi pritet të shënojë një mobilizim të gjerë qytetar në Ditën e Pavarësisë së Kosovës, me mesazhin se drejtësia duhet të jetë e paanshme dhe e çliruar nga ndikimet politike./Periskopi/

Shpërndaje në: