United e lë pa u qethur, tifozi i famshëm shpërthen në lot
Frank Ilett, një nga tifozët më të njohur dhe më besnikë të Manchester United, ka mbetur thellësisht i dëshpëruar pas rezultatit zhgënjyes të skuadrës së tij të zemrës.
“Djajtë e Kuq” nuk arritën të fitojnë në përballjen e sontme ndaj West Ham United, duke barazuar 1-1, rezultat që i kushtoi Ilettit përmbushjen e një premtimi personal që e mban prej më shumë se një viti.
Në vitin 2024, ai kishte deklaruar publikisht se nuk do t’i priste flokët e tij karakteristike derisa Manchester United të regjistronte pesë fitore radhazi në Premierligë.
Shpresa u rrit ndjeshëm pasi United arriti fitore të rëndësishme ndaj Manchester Cityt, Arsenalit, Fulhamit dhe Tottenhamit, duke e çuar shumë pranë realizimit të objektivit. Megjithatë, seria u ndërpre nga West Ham, që i ndali me barazim.
Pamjet nga stadiumi treguan Ilettin të emocionuar, madje duke shpërthyer në lot në momentin kur West Ham kaloi në epërsi, duke e bërë edhe më të rëndë zhgënjimin.
Tashmë, tifozit besnik do t’i duhet të presë sërish për realizimin e premtimit, duke vazhduar të mbajë flokët e tij të gjatë – ndoshta edhe për vite të tjera./Periskopi/
Instagram’da 1.3 milyon takipçiye sahip olan Frank Illet, West ham maçı için KICK platformunda açtığı canlı yayında 265 bin anlık izleyiciye ulaştı.
Sizce mutlu mudur, üzgün mü?
— EPL Günlükleri (@EPL_Gunlukleri) February 10, 2026



