Moti sot në Kosovë, kryesisht të vranët-temperatura deri në 12°C
Të mërkurën pritet të mbajë mot kryesisht i vranët, me intervale të herëpashershme me diell.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 1 dhe 4 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës pritet të arrijnë nga 9 deri në 12 gradë Celsius.
Era do të fryjë kryesisht nga verilindja, me shpejtësi prej 1 deri në 5 metra në sekondë. /Periskopi/



