Gjenden granata dore, këmisha e maicë policore në Zubin Potok
Policia e Kosovës mbrëmjen e së martës ka bastisur një shtëpi të braktisur në fshatin Dobrosevina në Zubin Potok.
Bazuar në njoftimin zyrtar, në atë shtëpi u gjetën dy granata dore M-57, dy këmisha dhe një maicë policore.
Policia ka bërë të ditur se lidhur me rastin hetimet kanë nisur.
“Njësiti policor gjatë patrullimit në një shtëpi të braktisur ka gjetur dy granata dore M-57, dy këmisha dhe një maicë policore, lidhur me rastin njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë tërhequr dëshmitë e gjetura. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në njoftim./Periskopi



