Misetiq: Nëse komunikatat e UÇK’së do të kishin nxitur krime, ju do të kishit dëgjuar atë nga dëshmitarët ndërkombëtar që ishin këtu
Avokati mbrojtës i Hashim Thaçit, Luka Misetiq, sot është duke bërë deklarimin përmbyllës para Gjykatës Speciale.
Misetiq në vazhdimësi ka sfiduar pretendimet e Prokurorisë së Hagës. Në një pjesë të fjalës së tij, Misetic ka folur edhe për pretendimet e organit të akuzës së komunikatat e UÇK-së kanë nxitur krime.
Avokati mbrojtës i Thaçit ka thënë se nëse diçka e tillë do të ishte e vërtetë, atëherë një gjë e tillë do të ishte dëgjuar nga dëshmitarët ndërkombëtarë që kanë dëshmuar para Hagës.
Misetiq kur flet për Ruandën dhe Bosnje e Hercegovinën, thotë se atje ishte e qartë menjëherë se po bëhej retorikë nxitëse dhe nuk i është dashur komunitetit ndërkombëtar 20 vjet që ta kuptonte./Periskopi
Mishetiq: Prokuroria po tenton t’i hedh poshtë dëshmitë e ndërkombëtarëve
Mishetiq: Shpallja fajtor e Thaçit padrejtësi ligjore dhe historike



