Automjetet u dogjën, shoferi i veturës me lëndime të rënda pas ndeshjes me një kamion në Shkup
Një aksident ka ndodhi dje në hyrje të Shkupit ku një veturë pasagjerësh u përplas me një kamion.
Ministria e Punëve të Brendshme në Maqedoninë e Veriut dha detaje për këtë aksident të rëndë trafiku.
Sipas informacioneve nga policia, incidenti ka ndodhur rreth orës 23:00 në autostradën Shkup–Kumanovë. Përplasja ka ndodhur ndërmjet një automjeti pasagjerësh BMË me targa të Shkupit, i drejtuar nga A.V. 25-vjeçar nga fshati Bujkovcë, rajoni i Shkupit, dhe një automjeti transportues Mercedes me gjysmërimorkio me targa të Negotinës, i drejtuar nga L.D 56-vjeçar.
Në aksident, të dyja automjetet janë përfshirë nga flakët dhe janë djegur plotësisht, ndërsa drejtuesi i BMW-së ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe është dërguar nëKlinikën “Nënë Tereza” në Shkup.
Në vendin e ngjarjes është kryer këqyrje nga ekipi hetimor i SPB Shkup./Periskopi
Aksident i rëndë në hyrje të Shkupit, një maunë dhe një veturë shkrumbohen pas përplasjes



