Thaçi me pozitë komanduese në UÇK? – Mishetiq: ZPS s’ka dhënë asnjë provë të besueshme
Pas një pauze të shkurtër, mbrojtja e ish-presidentit Hashim Thaçi po vazhdon me deklaratat përmbyllëse në gjyqin e madh ndaj Thaçit dhe të tjerëve.
Lidhur me krijimin e qeverisë së përkohshme të Kosovës në atë kohë, avokati i Thaçit, Luka Mishetiq deklaroi se Prokuroria e Hagës ka shtrembëruar vetë provat në dosjen e saj.
Tutje, ai shtoi se ZPS nuk ka dhënë asnjë provë të besueshme se Thaçi ka pasur ndikim komandues në UÇK./Periskopi



