Kurti: Nga nesër jam i gatshëm të nisë diskutimet për presidentin

Kurti: Nga nesër jam i gatshëm të nisë diskutimet për presidentin

Kryeministri Albin Kurti ka bërë me dije se është i gatshëm që të fillojë diskutimet me partitë tjera për çështjen e presidentit.

Në mbledhjen e parë të kabinetit të ri qeveritar, ai ka thënë se për këtë çështje është i gatshme të flas menjëherë pas miratimit të Buxhetit dhe marrëveshje ndërkombëtare.

Ai ka thënë se me këto takime mund të fillojë që nga nesër.

“E pas konstituimit të kuvendit dhe zgjedhjes së qeverisë mbrëmë, tash jemi në hapin e tretë të votimit të Buxhetit 2026 dhe marrëveshjeve ndërkombëtare. Porsa të përfundohen këto, nga nesër jam i gatshëm të fillojmë kontaktet dhe diskutimet me subjektet e tjera politike për çështjen e presidentit”, ka deklaruar shefi i ekzekutivit./Periskopi

Shpërndaje në: