Konjufca hyn në zyre të MPJ’së si Kryediplomat, pritet nga Gërvalla
Kryediplomati i ri i Kosovës, Glauk Konjufca, ka shkuar sot në zyret e Ministrisë së Punëve të Jashtme. Përveç Ministër i Punëve të Jashtme, Konjufca është edhe Zëvendëskryeministri i Parë.
Ai është pritur nga ish-Ministrja Donika Gërvalla, e cila e ka uruar për detyrën.
Gërvalla ka thënë se Konjufca do të forcojë edhe më tej diplomacinë e Kosovës në arenën ndërkombëtare.
“Glauk, të uroj suksese të mëdha në detyrën e re si Ministër i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, me bindjen se kontributi yt do të forcojë dhe më tej diplomacinë e Republikës së Kosovës në arenën ndërkombëtare, duke promovuar interesat e vendit tonë, duke avancuar marrëdhëniet me partnerët strategjikë dhe duke punuar për një të ardhme më të fortë dhe më të sigurt për qytetarët tanë”, ka shkruar Gërvalla./Periskopi/



