Komuna e Ferizajt: Objekti i shkollës “Gjon Serreçi” është nën menaxhimin e ministrisë së Kulturës
Komuna e Ferizajt ka reaguar pas disa pamjeve të objektit të shkollës “Gjon Serreçi”, e për të cilën ka thënë se kjo shkollë nuk menaxhohet nga komuna por ministria e Kulturës, raporton Periskopi.
Thonë se ka vite që ish objekti i shkollës “Gjon Serreçi” nuk menaxhohet nga Komuna, por është në përgjegjësi e në mbrojtje të Ministrisë së Kulturës si objekt i trashëgimisë kulturore.
“Ditëve të fundit, në media e në rrjete sociale po qarkullojnë pamje nga gjendja e ish objektit të shkollës “Gjon Serreçi” në Ferizaj, duke theksuar, aluduar e adresuar përgjegjësinë tek Komuna e Ferizajt për gjendjen në të cilën është ky objekt. Për hir të saktësisë së informimit të qytetarëve sqarojmë se tash e sa vite ky objekt nuk menaxhohet nga Komuna por është objekt në përgjegjësi e në mbrojtje si objekt i trashëgimisë kulturore nga Ministria e Kulturës”, thuhet ndër të tjera në reagimin e komunës së Ferizajt.
Reagimi i plotë:
SQARIM PUBLIK
Ish objekti i shkollës “Gjon Serreçi” nuk është në menaxhimin e Komunës, por në përgjegjësi të Ministrisë së Kulturës
Ka vite që ish objekti i shkollës “Gjon Serreçi” nuk menaxhohet nga Komuna por është në përgjegjësi e në mbrojtje të Ministrisë së Kulturës si objekt i trashëgimisë kulturore.
Ditëve të fundit, në media e në rrjete sociale po qarkullojnë pamje nga gjendja e ish objektit të shkollës “Gjon Serreçi” në Ferizaj, duke theksuar, aluduar e adresuar përgjegjësinë tek Komuna e Ferizajt për gjendjen në të cilën është ky objekt. Për hir të saktësisë së informimit të qytetarëve sqarojmë se tash e sa vite ky objekt nuk menaxhohet nga Komuna por është objekt në përgjegjësi e në mbrojtje si objekt i trashëgimisë kulturore nga Ministria e Kulturës.
Komuna e Ferizajt me dhjetëra herë në çdo paraqitje publike por edhe përmes shkresave e komunikimeve zyrtare me institucionet përgjegjëse të nivelit qendror, ka kërkuar që Komuna të lejohet të zhvilloj punime në këtë hapësirë, ashtu që e njejta të rregullohet, duke eliminuar çdo mundësi pasigurie për dhe rreth këtij objekti. Megjithatë, një gjë e tillë nuk është lejuar deri më tani nga institucionet përgjegjëse qendrore e për të cilën Komuna e Ferizajt vazhdueshëm përsërit këtë kërkesë dhe është në komunikim zyrtar me institucionet përgjegjëse qendrore ashtu që të lejohet ndërhyrja në hapësirën e ish shkollës “Gjon Serreçi”.



