Abdixhiku: S’mund të pranohet që buxheti të diskutohet brenda tri orëve, le të jetë edhe i zoti i shtëpisë këtu

Abdixhiku: S’mund të pranohet që buxheti të diskutohet brenda tri orëve, le të jetë edhe i zoti i shtëpisë këtu

Pas Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) edhe Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), ka thënë se nuk do t’i japin përkrahje që të procedohet votimi i Buxhetit për 2026 me procedurë të përshpejtuar.

Këtë e ka bërë të ditur kryetari i LDK’së, Lumir Abdixhiku.

Ai në seancën e Kuvendit të Kosovës ka kërkuar kohë shtesë që deputetët të mund ta lexojnë ligjin për buxhetin, duke thënë se është ligji më i rëndësishëm i qeverisë dhe kërkoi seriozitet në trajtimin e ti.

“Veç pse është i rëndësishëm nuk mund ta pranojmë që brenda tri orëve ta trajtojmë një buxhet jetësor të Kosovës. Nuk është serioze. E dini që s’është serioze. Ky ligj i buxhetit që na keni sjellë nuk e reflekton as këtë qeveri këtu. A e dini që katër ministri ose pesë nuk kanë buxhet për vete? Pra, s’po flasim për ato zotimet e pardjeshme që i dëgjuam këtu se do të bëhet ajo e kjo që s’janë fare në buxhet. Por, katër ministra këtu s’e kanë buxhetin fare të parashikuar, prandaj të bëhemi më seriozë”.

Ai kërkoi tri-katër ditë kohë që deputetët ta lexojnë e ta shohin dhe kërkoi që të përshtatet edhe me komunat e Kosovës.

“Mos të harrojmë që Prishtina e ka të aprovuar buxhetin tash e sa javë e ju s’e keni fare këtu. Më pas, ejani në Kuvend dhe i diskutojmë. Padyshim, është shumë e rëndësishme me qenë këtu edhe i zoti i shtëpisë, kryeministri i Kosovës, s’ka ligj më të rëndësishëm. Le ta prezantojmë, ta debatojmë si deputetë të Kuvendit. Ju lusim për seriozitet”.

Ai tha se vetë ministrat që s’janë të përfshirë në buxhet duhet të dalin e ta kundërshtojnë.

“Ku me shku në zyre një ministër që s’ka buxhet”./Periskopi

Shpërndaje në: