Qeveria Kurti 3, nis emërimi i zëvendësministrave

Qeveria Kurti 3, nis emërimi i zëvendësministrave

Pas rritjes së numrit të ministrive, në Qeverinë Kurti 3 ka nisur emërimi i zëvendësministrave.

Ndër emrat e parë të emëruar të premten janë Daulina Osmani si zëvendësministre e Sportit dhe Rinisë dhe Zef Morina si zëvendësministër i Infrastrukturës dhe Transportit.

Osmani ishte zëvendësministre edhe në mandatin e shkuar. Por tani, Sporti dhe Rinia janë ndarë nga Ministria e Kulturës. Ministrinë e Sportit tani e udhëheq Blerim Gashani.

Ndërkaq Morina që nuk arriti të bëhej deputet nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje do të jetë zëvendësministër i Dimal Bashës./Periskopi

Shpërndaje në: