Koci për ish-ushtarin e UÇK-së të arrestuar nga Serbia: Është keqtrajtuar, po i bëhet presion
Avokati Arianit Koci ka folur për gjendjen e ish-ushtarit të UÇK-së, Mit’hat Lozhani, i cili u arrestua më 5 shkurt gjatë kalimit transit në Serbi.
Koci tha se ish-ushtari i UÇK-së është keqtrajtuar gjatë marrjes në pyetje nga autoritetet serbe, si dhe nga të burgosur të tjerë.
“Ai është në procesim penal, e ka një situatë shumë serioze, ambasadori i Kosovës në Beograd, Jetish Jashari më ka thënë se në vizitë, Mit’hati i ka treguar atij, se gjatë marrjes në pyetje është keqtrajtuar, pra është rrahur. Ne kemi reaguar. Çka është më e keqja, jo veç që ka pasur keqtrajtim gjatë marrjes në pyetje, por edhe në dhomë i ka pasur tre persona, ku njëri i ka mbajtur dorën e majtë, njëri ia ka mbajtur dorën e djathë dhe tjetri e ka rrahur”, u shpreh Koci në Klan Kosova, transmeton Periskopi.
Ai shtoi se ka disa lloje presionesh që po i bëhen Mit’hat Lozhanit.
“Është edhe problemi tjetër. Iu kanë treguar të burgosurve të tjerë që është një person që po i thonë kriminel lufte. Sa herë del jashtë çohen 300-400 të burgosur që shajnë dhe krijojjnë skena, duke ushtruar dhunë psikologjike. Mit’hati është burrë i fortë dhe po e përballon aq sa mundet me përballi”, tha avokati./Periskopi/



