Kirurgjia pa rrymë pas një defekti në trafo elektrike, Qyqalla: Në pikat vitale janë vendosur gjeneratorët

Kirurgjia pa rrymë pas një defekti në trafo elektrike, Qyqalla: Në pikat vitale janë vendosur gjeneratorët

Klinika e Kirurgjisë në Qendrën Klinike dhe Universitare të Kosovës ka mbetur pa furnizim të energjisë elektrike për shkak të një defekti të paraqitur në një trafo prapa saj.

Kështu ka konfirmuar për RTKlive zëdhënësja e QKUK-së, Mirlinda Qyqalla.

“Pas një defekti të paraqitur në një trafo elektrike mbrapa Klinikës së Kirurgjisë, ekipet e shërbimeve teknike kanë reaguar menjëherë duke dalë në vendin e ngjarjes. Gjithashtu, në terren ka dalë edhe ekipi për mirëmbajtjen e trafove nga KEDS, të cilët janë duke punuar në sanimin e defektit. Në pikat vitale të rëndësishme të Klinikës së Kirurgjisë janë vënë në funksion gjeneratorët për të siguruar furnizim me energji elektrike”, tha Qyqalla./Periskopi

Klinika e Kirurgjisë pa rrymë, shkak një defekt në trafo

Shpërndaje në: