Ministri serb orienton protestuesit në përndjekjen e familjes shqiptare në Surdulicë
Një protestë e shkaktuar nga një aksident trafiku, në të cilin një burrë nga Surdulica humbi jetën, u kthye në një përndjekje shoviniste ndaj një familjeje shqiptare.
Gazeta “Vreme” mëson se edhe ministri pa portofol i Serbisë, Novica Tonçev ka ndikuar në këtë situatë.
Thirrje për linç dhe dëbim, hedhje gurësh ndaj një pastiçerie. Këto gjëra po ndodhin këto ditë në Surdulicë që kur në një aksident trafiku u vra një burrë i nacionalitetit serb (40 vjeç).
Në aksident, që ndodhi të hënën më 9 shkurt, mori pjesë një drejtues Mercedesit (20 vjeç), i nacionalitetit shqiptar, kundër të cilit tani po zhvillohet një fushatë kundër familjes së tij.
Në një grup në Viber me emrin “Drejtësi për Rastka”, ku aktualisht ka pothuaj gjashtë mijë anëtarë, shpërndahen thirrje për dëbimin e familjes shqiptare nga Surdulica dhe organizohen protesta.
Dhe kjo, me mbështetjen e një ministri pa portofol i cili ka shkruar në grup se “është me njerëzit e tij nga Surdulica, sepse jeton atje”.
Administrata e policisë në Surdulicë ka ftuar disa pjesëmarrës të protestave për intervista informative, por nuk dihet nëse dikush është arrestuar.
Megjithatë, megjithë demonstratat e dhunshme, i riu që ishte i përfshirë në aksident është në paraburgim. /Telegrafi/ Periskopi/






