Ish presidentja për krerët e UÇK`së në Hagë: Sfida e fundit për ta, lufta e UÇK e drejt heroike
Ish presidentja e Kosovës Atiftete Jahjaga ka reaguar për procesin që është drejt fundit në Hagë e ku ka thënë se beson dhe shpreson se ish krerët e UÇK`së do të vijnë së shpejti në vend, raporton Periskopi.
Sipas saj kjo është sfida e fundit për Thaçin, Veselin, Krasiqnin e Selimin.
“Udhëheqësit e Kosovës, të cilët aktualisht ndodhen në Hagë, kanë kaluar sfida edhe më të vështira. Ndryshe nga të tjerët në rajon, ata, duke besuar në drejtësinë dhe pastërtinë e luftës për lirinë e vendit, asnjëherë nuk iu shmangën përballjes me drejtësinë ndërkombëtare”, thuhet ndër të tjera në reagimi ne saj
Reagimi i plotë:
Republika e Kosovës është bërë shtet falë kontributit të paepur të qytetarëve të saj, si dhe në besëlidhje me miqtë tanë perëndimorë. Detyrim i kësaj besëlidhjeje është mbrojtja dhe ruajtja e luftës sonë të pastër, si dhe e të drejtës sonë për të qenë shtet.
Udhëheqësit e Kosovës, të cilët aktualisht ndodhen në Hagë, kanë kaluar sfida edhe më të vështira. Ndryshe nga të tjerët në rajon, ata, duke besuar në drejtësinë dhe pastërtinë e luftës për lirinë e vendit, asnjëherë nuk iu shmangën përballjes me drejtësinë ndërkombëtare.
Kjo është sfida e fundit nga e cila jam e bindur se do të ngadhënjejmë ndaj çdo përpjekjeje për të na njollosur si vend, ata si individë, si dhe luftën tonë të drejtë e heroike.



