Gjykatësi Barthe nis i pari pyetjet, mbrojtja e Thaçit dhe Veselit përgjigjen: Ligji parasheh se mund të arrestohen persona që shihen si rrezik i sigurisë

Gjykatësi Barthe nis i pari pyetjet, mbrojtja e Thaçit dhe Veselit përgjigjen: Ligji parasheh se mund të arrestohen persona që shihen si rrezik i sigurisë

Tanimë deklaratat e tyre i kanë shpalosur të gjithë: Prokuroria, mbrojtësit e viktimave, ekipet mbrojtëse të Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Krasniqit.

Pas kësaj ka filluar seanca me pyetjet që mund t’i ketë trupi gjykues.

I pari që mori fjalën ishte gjykatësi, Christoph Barthe.

“Thoni dhe përmendni një dëshmitarë që ka qenë polic serb, rezervistë i ushtrisë që asnjëherë s’ishte larguar nga ushtria serbe…Dua të di nëse ju po argumentoni se këta individë ishin vërtetë luftëtarë, apo që po merreshin me një forcë të armatosur, apo thoni se ky arrestim ka qenë i gabuar. S’po flas këtu për të drejtën e UÇK-së për të arrestuar këta persona. Dua të di çfarë statusi kanë pasur këta individë në momentin e arrestimit?”, pyeti Barthe.

“Ajo që doja të thoja është se nuk jam në gjendje të përgjigjem në të gjitha incidentet që keni përmendur ju. 8 anëtarët e armatës jugosllave p.sh përbëjnë rastin më të qartë … Pika e dytë që përmendet ju e që do ta diskutojmë më vonë, Prokuroria ka rënë dakord që UÇK ka pasur të drejtën për të parandaluar me kusht që të mos kishte abuzim, pra është një arsye e qartë për të paraburgosurit luftëtarët e palës tjetër. Sa i përket statusit . Duke thënë se ekziston dyshimi i bazuar, e në qoftë se s’ka ndodhur një gjë e tillë dhe sërish janë arrestuar, kjo nuk do të thotë se”, tha avokati Luka Misetiq.

Kurse nga Prokuroria s’patën deklarim.

“Kemi paraqitur të gjitha faktet dhe s’kem asgjë për të shtuar”,deklaroi Prokurori Pace.

“A argumentoni ju se UÇK-ja si grupi armatosur ka pasur të drejtën për t’i arrestuar këta dy persona për arsye ushtarake dhe të sigurisë dhe nëse po mbi ç’bazë ligjore e thoni këtë?”,pyeti gjykatësi Barthe.

“Ndoshta mund të fillojmë mbi të drejtën humanitare në bazë të traktatit…Në fazën paragjyqësore sipas ligjit jugosllav lirohet një gjë e tillë,kur ZPS-j erdhi dhe tha se nuk e kundërshtojmë këtë gjë, e për ta ngritur tani cenon pozitën tonë pasi është çështje që e kemi hequr nga tryeza e bisedimeve, në bashkëbisedim me ZPS-në dhe gjykatësi Smith e ka pyetur drejtpërdrejtë se a kundërshtoni të drejtën për të paraburgosur dhe ai tha jo.Sipas nesh kishte arsye për të burgosur ekzistonte një bazë sipas ligjit të brendshëm dhe nuk kemi pasur njoftim se kjo çështje do diskutohet tani”, deklaroi avokati Misetiq, transmeton lajmi.net, përcjell Periskopi.

“Më duhet të pyes mbrojtjen e Veselit, për burgosjen e 8 ushtarëve të Jugosllavëve ?”,shtoi gjykatësi.

Pas kësaj Rodney Dixon po iu përgjigjet pyetjeve të Gjykatës Speciale.

Ai u pyet rreth arrestimeve që pretendohen se kanë kryer ish-ushtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Siç theksoi avokati, e drejta ndërkombëtare për konflikte të armatosura ushtarake parashikon që mund të arrestohen persona që shihen si rrezik i sigurisë.

“E drejta parashikon se mund të rrezikohen personat që parashihen si rrezikim i sigurisë, pra kemi cituar këtu edhe më parë se ku u bë e qartë se aktivitetet e dëmshme sa i përket rrezikut apo ku ekzistojnë arsye legjitime mund të çojnë në arrestimin e tyre. Në qoftë se këta persona përbënë rrezik për sigurinë mund të paraburgosen. Pra e drejta zakonore e njohur edhe në jurispodencë, pra kur konfliktet e armatosura të brendshme, s’ka asnjë dyshim se një person që përbën rrezik mund të ndalohet.”, deklaroi avokati Dixon.

“A mund të zbatohet edhe sa i përket aktorëve jo-shtetërorë?”,vazhdoi Barthe.

“Po. Mund të zbatohet për të dy edhe për shtetin dhe entitetin në konflikt të brendshëm të armatosur”,tha Dixon

Shpërndaje në: