Prokuroria Speciale arreston një person për dhënie ryshfeti dhe ushtrim ndikimi

Prokuroria Speciale arreston një person për dhënie ryshfeti dhe ushtrim ndikimi

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK) ka njoftuar se ka ndaluar një person të dyshuar për kryerjen e dy veprave penale.

Sipas njoftimit, V.N. dyshohet për veprat penale “Dhënie e ryshfetit” dhe “Ushtrim i ndikimit”.

“Veprimet janë ndërmarrë pas grumbullimit të informatave dhe provave fillestare, në përputhje me Kodin e Procedurës Penale dhe ligjet në fuqi. Rasti është duke u trajtuar në koordinim me Policinë e Kosovës. Institucionet mbeten të përkushtuara në parandalimin dhe luftimin e korrupsionit”, thuhet në njoftimin e PSRK-së./Periskopi/

Shpërndaje në: