Policia arreston një të kërkuar me urdhërarrest nga Gjermania, dyshohet për këto dy vepra
Policia e Kosovës ka arrestuar një të dyshuar të kërkuar me urdhëarrest ndërkombëtar nga Gjermania.
Në njoftim thuhet se ai ka qenë i kërkuar përmes INTERPOL-it për veprat penale ‘lëndim i rëndë me pasojë vdekjen’ dhe ‘vandalizëm’.
Me urdhër të prokurorit kujdestar, ai është dërguar në ndalim policor për 48 orë, për të vazhduar me procedurat tjera ligjore.
Njoftimi i plotë:
Policia e Kosovës, respektivisht Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor ILECU, ka arrestuar një person të dyshuar, i kërkuar me urdhërarrest ndërkombëtar.
Me datën 16.02.2026 zyrtarët policorë nga Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor, në bashkëpunim dhe koordinim me njësitet tjera të Policisë së Kosovës, kanë bërë arrestimin e një personi shtetas i Kosovës, i cili ka qenë i kërkuar përmes INTERPOL-it me urdhërarrest ndërkombëtar, të lëshuar nga Republika Federale e Gjermanisë për veprat penale ‘lëndim i rëndë
me pasojë vdekjen’ dhe ‘vandalizëm’.
Me urdhër të prokurorit Kujdestar, i arrestuari dërgohet në ndalim policor për 48 orë, për të vazhduar me procedurat tjera ligjore./Periskopi/



