Buzhala: Burimet më tregojnë se Abdixhiku ka lobuar të bëhet president

Buzhala: Burimet më tregojnë se Abdixhiku ka lobuar të bëhet president

Gazetari Berat Buzhala, ka thënë në “Pressing” të T7, se burimet e tij tregojnë se Lumir Abdixhiku ka lobuar që ai të jetë president.

Ndërkaq, për PDK-në thotë se kanë thënë se vetëm dike nga familja Jashari e votojnë për president.

“Siç kam dëgjuar unë prej burimeve të Vetëvendosjes, Lumiri ka lobu me u bë për vete president. T’i jap votat nëse më bëni mua. PDK-ja ka thënë ne vetëm dikë nga Jsharët, tjetër kë nuk e votojmë”, ka thënë ai.

Ndërkaq, për fjalët e Edi Ramës për Vjosa Osmanin, Buzhala tha se ishin një mesazh për PDK-në që ta votojnë atë./Periskopi/

Shpërndaje në: