Kamioni i pastrimit hedh mbeturinat para objektit të Komunës së Fushë Kosovës
Në ditën e pavarësisë së Kosovës, është shënuar Nnjë ngjarje e pazakontë para objektit të Fushë Kosovës.
Një kamion i kompanisë rajonale të mbeturinave KRM ‘Pastrimi”, ka shkarkuar mbeturina në hyrje të ndërtesës komunale.
Sic shihet në fotografinë e dërguar nga një lexues i Periskopit, kamioni ka ndaluar para objektit të komunës dhe më pas ka zbrazur një sasi të konsiderueshme mbeturinash, duke bllokuar hyrjen kryesore./Periskopi/




