Lajmi i keq për Kombëtaren e Kosovës: Ky lojtarë do të mungojë
Një lajm i keq e ka goditur Kombëtaren e Kosovës dhe Napolin, pasi qendërmbrojtësi Amir Rrahmani pothuajse e ka humbur sezonin, shkaku i lëndimit.
Sezoni i Amir Rrahmanit, pika kyçe e mbrojtjes së Napolit e Kosovës, praktikisht ka përfunduar.
Nëse gjithçka shkon mirë, Antonio Conte mund ta ketë në dispozicion vetëm për ndeshjet e fundit të sezonit në fund të majit.
Lojtari iu nënshtrua sot testeve në “Pineta Grande Hospital”, dhe rezultatet ishin të rënda: një këputje e shkallës së lartë në bicepsin femoral të kofshës së majtë, dhe ai pritet të mungojë 8-10 javë.
I njëjti lëndim si te Kevin De Bruyne dhe Andre-Frank Zambo Anguissa, për shembull.
Fakti që asnjëri prej tyre ende nuk është rikthyer tregon qartë seriozitetin e problemit.
Rrahmani u lëndua gjatë ndeshjes ndaj Romës teksa tentonte të ndërhynte ndaj esleyt dhe madje shkaktoi penalltinë që e shndërroi në gol Donyell Malen.
Klubi ka njoftuar se ai tashmë ka nisur rehabilitimin.
Përpos për Napolin, ky është lajm i keq edhe për kombëtaren e Kosovës, pasi ai nuk do të jetë pjesë e ndeshjeve të “play-offit” të Botërorit në mars.
Me 26 mars, Kosova do të luajë ndaj Sllovakisë si mysafire, në gjysmëfinale të “play-offit”, dhe në rast fitoreje, do të luajë në finale, ndaj Turqisë ose Rumanisë, me 31 mars në Prishtinë./Periskopi/



