Marshi “Drejtësi, jo politikë”, Gucati: Shqiptarët ngritën zërin kundër padrejtësive

Marshi “Drejtësi, jo politikë”, Gucati: Shqiptarët ngritën zërin kundër padrejtësive

Kryetari i OVL UÇK-së, Hysni Gucati i ka falënderuar të gjithë qytetarët që morën pjesë në marshin “Drejtësi, jo politikë”, në Ditën e Pavarësisë në Prishtinë.

Teksa aktualisht po qëndron në Hagë, Gucati në Klan Kosova tha se shqiptarët iu treguan ndërkombëtarëve që në mënyrë paqësore, dinë të ngritin zërin kundër padrejtësive, transmeton Periskopi.

“Dua t’i përgëzojë të gjithë ata qytetarë që gjetën kohën në atë mot të ftohtë, që të shkojnë në Prishtinë nga të gjitha viset shqiptare dhe të jenë të unifikuar, të bashkuar rreth një organizimi kaq të mirë kombëtar për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, sidomos për katërshen, të cilët protestuan në mënyrën më të mirë të mundshme, duke iu treguar edhe ndërkombëtarëve që shqiptarët dinë të protestojnë në mënyrë të qetë, dinë të ngritin zërin për padrejtësitë që po ndodhin në Hagë”, tha Gucati në emisionin “Ora Shtatë”.

Pos tjerash, Gucati tha se sot do të jetë prezent brenda në sallën e gjyqit në Hagë, ku Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi do t’i thonë fjalët e fundit./Periskopi

Shpërndaje në: