Thaçi: Po të mos ishte NATO, s’do të kishte liri e as Pavarësi
“Po të mos ishte NATO-ja, nuk do të kishte liri të Kosovës”, kështu tha Hashim Thaçi në sallën e Gjykatës Speciale ku po gjykohet për më shumë se 5 vjet për luftën çlirimtare.
Ai tha se luftën e nisi Sllobodan Millosheviqi, ndërsa kosovarët po vetëmbroheshin
“Isha në kontakt me zyrtarët e administratës amerikane. Sllobodan Millosheviq e nisi luftën në Kosovë, ne kosovarët po vetëmbroheshim. Por luftën mund ta përfundonte vetëm NATO dhe askush tjetër”.
“Dhe ashtu ndodhi, po të mos ishte intervenimi i NATO, nuk do të kishte liri të Kosovës, dhe as Pavarësi”, tha Thaçi./Periskopi



