Infantino reagon për thirrjet raciste ndaj Vinicius Jr: U trondita dhe u pikëllova

Infantino reagon për thirrjet raciste ndaj Vinicius Jr: U trondita dhe u pikëllova

Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, ka reaguar pas episodit të dyshuar racist ndaj Vinicius Junior në ndeshjen e Ligës së Kampionëve mes SL Benfica dhe Real Madrid CF.

Infantino u shpreh i tronditur dhe i pikëlluar nga ajo që ndodhi në stadium, duke theksuar se futbolli dhe shoqëria nuk tolerojnë racizmin në asnjë formë, shkruan Indeksonline

“U trondita dhe u pikëllova kur pashë incidentin e dyshuar të racizmit ndaj Vinicius Junior në ndeshjen e UEFA Champions League mes SL Benfica dhe Real Madrid CF.”

Ai shtoi se duhet reagim i menjëhershëm nga të gjitha palët përgjegjëse:

“Nuk ka absolutisht ASNJË VEND PËR RACIZËM në futboll dhe në shoqëri – duhet që të gjithë aktorët përkatës të ndërmarrin veprime dhe të mbajnë përgjegjës ata që janë përgjegjës.”

Kreu i FIFA-s theksoi se përmes nismave si “Global Stand Against Racism” dhe “Players’ Voice Panel”, institucioni që ai drejton është i përkushtuar për të mbrojtur lojtarët, zyrtarët dhe tifozët.

“Në FIFA jemi të përkushtuar që lojtarët, zyrtarët dhe tifozët të respektohen dhe të mbrohen, si dhe të merren MASAT E DUHURA kur ndodhin incidente.”

Infantino gjithashtu përgëzoi gjyqtarin François Letexier për aktivizimin e protokollit kundër racizmit gjatë ndeshjes.

“E përgëzoj arbitrin François Letexier për aktivizimin e PROTOKOLLIT KUNDËR RACIZMIT duke përdorur gjestin me krah për të ndalur lojën dhe për të adresuar situatën.”./Periskopi/

Shpërndaje në: