Shkolla “Ismail Qemali” thotë se s’ka mundësi ta ndryshojë orarin mësimor

Shkolla “Ismail Qemali” thotë se s’ka mundësi ta ndryshojë orarin mësimor

Shkolla “Ismail Qemali” nuk do t’i përmbahet ndryshimit të orarit të vendosur nga Komuna e Prishtinës për shkak të muajit të Ramazanit.

Siç thuhet në njoftim e shkollës, nuk ka mundësi praktike të bëhet ndryshimi i orarit në këtë periudhë.

“Shkolla ‘Ismail Qemali’ në Prishtinë, për arsye të brendshme organizative të cilat janë analizuar nga drejtoria, nuk ka mundësi praktike për ndryshimin e orarit në këtë periudhë. Jemi në kontakt të vazhdueshëm me KDSh-në e shkollës lidhur me këtë çështje”, thuhet në një njoftimin e shkollës “Ismail Qemali”.

Me fillimin e muajit të Ramazanit, Drejtoria e Arsimit në Prishtinë ka vendosur që ta ndryshojë orarin duke vendosur kështu që mësimi të fillojë nga ora 07:30, të shkurtohet kohëzgjatja e mesndërrimit si dhe të reduktohen pushimet e gjata, me qëllim që procesi mësimor të përfundojë më së largu deri në orën 17:00./Periskopi

 

Për herë të parë, Prishtina ndryshon orarin mësimor gjatë Ramazanit

Shpërndaje në: