Defekt në raketë, NASA mund të shtyjë misionin drejt Hënës

Defekt në raketë, NASA mund të shtyjë misionin drejt Hënës

NASA mund të shtyjë misionin e saj për të dërguar astronautët në Hënë për herë të parë në më shumë se gjysmë shekulli, pasi zbuloi një defekt në raketë.

Artemis II është planifikuar të niset nga Qendra Hapësinore Kennedy e Floridës që në mars.

Megjithatë, NASA zbuloi se rrjedha e heliumit – i cili është i nevojshëm për lëshim – në raketë, ishte ndërprerë gjatë një pjese kyçe të procesit të përgatitjes.

Një zëdhënës i NASA-s tha: “Kjo pothuajse me siguri do të ndikojë në nisjen në mars”.

Përpara pengesës, agjencia kishte njoftuar se synonte 6 marsin për të dërguar astronautët rreth Hënës.

Ekuipazhi përfshin tre astronautë amerikanë – Reid Wiseman, Victor Glover dhe Christina Koch – dhe kanadezin Jeremy Hansen, raporton Telegrafi, transmeton Periskopi.

Ata do të bëheshin astronautët e parë që fluturonin drejt hënës që nga Apollo 17 në vitin 1972 dhe do të bënin fluturimin më të largët njerëzor në hapësirë ndonjëherë.

Megjithatë, nuk ka plane që misioni të ulet në sipërfaqen hënore./Periskopi

Shpërndaje në: