Bllokimi i rrugës Librazhd-Pogradec, Prokuroria e Elbasanit nis hetimet

Bllokimi i rrugës Librazhd-Pogradec, Prokuroria e Elbasanit nis hetimet

Prokuroria e Elbasanit ka nisur hetimet për dëmtimet që prej ditës së djeshme kanë sjellë bllokimin tërësor të qarkullimit në aksin rrugor Librazhd-Pogradec.

Hetimet nga Prokuroria e Elbasanit kanë nisur për veprat “Shpërdorim i detyrës”, “Shkelje e barazisë në tenderë apo ankande publike”, “Shkatërrimi i rrugës”, “Ndotja e ajrit, ujit apo tokës”. Për këtë qëllim është krijuar një grup hetimor, raporton euronews.al, transmeton Periskopi.

Ekspertët po analizojnë nëse ndërhyrjet në shtratin e lumit kanë ndikuar drejtpërdrejt në destabilizimin e tokës, duke përkeqësuar situatën gjeologjike në zonë./Periskopi/

Shpërndaje në: