Zgjedhja e presidentit, Kurti në hall me numrat: Po përpiqemi të mos shkojmë në zgjedhje të reja

Zgjedhja e presidentit, Kurti në hall me numrat: Po përpiqemi të mos shkojmë në zgjedhje të reja

Pas dy orësh ka përfunduar takimi i kryeministrit Albin Kurti me kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku.

Kurti para mediave tha “si parti nuk kemi pas kandidat nga ana jonë”.

“Sërish na duhen dy të tretat për çështjen e presidentit. Në njërën anë, ne nuk kemi garuar në zgjedhjet e 28 dhjetorit si LVV me ndonjë emër të përveçëm që kemi thënë se do të jetë kandidati ynë. LVV nuk ka ndonjë anëtar me librezë partie që synon të bëhet president. Por njësoj vlen edhe për dy partitë e tjera të mëdha dhe tradicionale, PDK dhe LDK.

Ne si parti nuk kemi pasë kandidatë nga radhët tona. Në vijim, ose duhet ta gjejmë një emër të përveçëm që na garanton të jenë së paku 2/3 e deputetëve që qëndrojnë në sallë dhe votojnë duke përzgjedhur një emër të përveç në fletëvotim, ose subjektet politike merren vesh për njëra tjetrën për rrugën përpara”.

“Na duhet një shumicë që i ofrohet 85 votave. Do t’i intensifikojmë bisedeimet që ta kemi një zgjidhje për çështjen e presientit, sepse pas atyre katër palë zgjedhjeve nuk do të duhej që gjysmëm e parë të vitit 2026 të na e marrin zgjedhjet. Do të përpiqemi maksimalisht që t’i evitojmë zgjedhjet.”, tha Kurti./Periskopi/

 

 

Shpërndaje në: