Vrasja e 21-vjeçarit pasi u përpoq t’i hynte në pronë, reagon Trump: Nuk sulmojnë presidentë të parëndësishëm
Presidenti i SHBA, Donald Trump ka bërë komentin e tij të parë publik në lidhje me personin e armatosur që u vra nga Shërbimi Sekret teksa po hynte në ambientet e Mar-a-Lago të Floridas mëngjesin e së dielës.
21-vjeçari Austin Tucker Martin u përpoq të hynte fshehurazi në Mar-a-Lago ndërsa mbante një armë dhe benzinë, kur u qëllua nga agjentët e Shërbimit Sekret pasi refuzoi ta lëshonte armën.
Presidenti amerikan, i cili i mbijetoi dy atentateve për vrasje në vitin 2024, bëri shaka teksa tha se ndoshta duhet të jetë “pak më pak i rëndësishëm” në mënyrë që të ndalojnë ngjarjet e tilla kundrejt tij.
“Lexoni për të gjithë këta vrasës të çmendur, por ata sulmojnë vetëm presidentë të rëndësishëm“, tha ai në eventin “Familjet e Engjëjve ” të mbajtur në Shtëpinë e Bardhë të hënën. “Ata nuk sulmojnë presidentë të parëndësishëm.” /Panorama/ Periskopi/
Shërbimi Sekret vret një burrë që u përpoq të hynte në pronën e Trumpit



