Laporta tregon se kishin refuzuar një ofertë të madhe nga PSG për Yamalin
Joan Laporta po synon një tjetër mandat si president i Barcelonës.
Ai do të jetë përballë tre kundërshtarëve të tij, në zgjedhjet e brendshme që zhvillohen në mars.
Më tutje ai foli për supertalentin e tyre 18-vjeçar, Lamine Yamal ku tha se kanë refuzuar një ofertë të madhe prej 250 milionë eurove nga PSG për të.
“Paris Saint-Germain na ofroi 250 milionë euro për Lamine Yamal dy vjet më parë”. “Ne e refuzuam. Ai ishte 17 vjeç — disa njerëz mendonin se ishim të çmendur”, tha Laporta./Periskopi/



