Ndeshja ndaj Celje, Ramadani paraqitet në konferencë: Duhet të luajmë pa presion
Trajneri i Dritës, Zekirija Ramadani sonte është paraqitur në konferencë për media para ndeshjes kthyese ndaj Celje.
Ramadani u shpreh se skuadra e tij është e gatshme për ndeshjen e nesërme, e vlefshme për UEFA Conference League, shkruan Indeksonline
“Duhet të luajmë pa presion. Duhet të japim maksimumin. Kam parë entuziazëm në stërvitje”.
Mesazhi për tifozët që kanë udhëtuar në Slloveni: “Aa që kanë ardhur këtu, do të shohin 11 gladiatorë në fushë, jo 11 manikena”, u shpreh Ramadani
Kujtojmë që ndeshja e parë mes Dritës dhe Celje në “Fadil Vokrri” ishte mbyllur me shifrat 2:3./Periskopi/



