Tentim grabitje me thikë në Lipjan, punëtorja përfundon në QKUK nga shqetësimi
Një rast i grabitjes në tentativë është raportuar mbrëmë në rrugën “Skënderbeu” në Lipjan.
Sipas njoftimit të policisë, një person i dyshuar ka hyrë në një market ku po punonte ankuesja, dhe nën kërcënimin e një arme të mprehtë (thikë) ka tentuar të grabisë lokalin.
Si pasojë, punëtorja ka pësuar shqetësim të madh emocional dhe është dërguar për tretman mjekësor në QKUK.
“Rr. Skënderbeu, Lipjan 25.02.2026, 21:30. Ankuesja femër kosovare, ka raportuar se deri sa ishte në vendin e saj të punës në market kishte hyrë një person i dyshuar me armë të mprehtë (thikë) dhe kishte tentuar të grabit gjësende, por i njëjti nuk kishte arrit të marr asgjë dhe kishte ikur në drejtim të panjohur. Ankuesja është dërguar për tretman mjekësor në QKUK, Prishtinë pasi që e njëjta ishte e shqetësuar. Rasti nën hetime”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë./Periskopi/



