Pjesë e grupit që grabitën një bankë para 4 vjetësh, arrestohet 22-vjeçari në Shkodër

Pjesë e grupit që grabitën një bankë para 4 vjetësh, arrestohet 22-vjeçari në Shkodër

Policia e Shkodrës ka vënë në pranga një 22-vjeçar, i dënuar me 10 vjet burgim për grabitje të një banke.

Ngjarja ka ndodhur në vitin 2022, ku i riu, në atë kohë 18 vjeç, së bashku me dy persona të tjerë, hynë të maskuar dhe të armatosur në një bankë në Koplik ku vodhën një shumë të konsiderueshme monetare, shkruan tch-ja

“22-vjeçari dhe 2 bashkëpunëtorë të tij, në vitin 2022, hynë të armatosur dhe të maskuar në një bankë në Koplik dhe vodhën një shumë të konsiderueshme parash.

Si rezultat i kontrolleve intensive të krera nga shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme “Operacionale”, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative, u kap dhe u vu në pranga shtetasi:

-A. SH., 22 vjeç, banues në fshatin Aliaj, Malësi e Madhe.

Gjykata e Shkodrës e ka dënuar këtë shtetas, me 10 vjet burgim, për veprat penale “Vjedhja e bankave dhe e arkave të kursimit” dhe “Vjedhja me armë”, të kryera në bashkëpunim, dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Shkodrës, për veprime të mëtejshme“, thuhet në njoftimin e policisë./Periskopi/

Shpërndaje në: