Presidenti: Pozitë e opozitë pa emra – Vjosa Osmani e vetme por pa numra
Gjashtë ditë kanë mbetur kur vendi mund të ketë një president të ri, apo qytetarët e Kosovës sërish do t`i drejtohen kutive të votimit meqë vendi me automatizëm shkon në zgjedhje të reja në rast të dështimit të zgjedhjes së presidentit të ri, raporton Periskopi.
Aktualisht partia në pushtet që drejtohet nga Albin Kurti, Lëvizja Vetëvendosje nuk ka propozuar asnjë emër për president të Kosovës.
Dy partitë opozitare Partia Demokratike e Kosovës dhe Lidhja Demokratike deri në këto momente nuk kanë nxjerr ose propozuar ndonjë emër për presidentin e ri.
Nga PDK, të prerë se nuk kanë votë për presidenten aktuale Vjosa Osmani , përderisa në LDK ende nuk ka një qëndrim zyrtar e të qartë nëse 15 votat e tyre do të shkonin në favor të Vjosa Osmanit.
Lëvizja Vetëvendosje që ka “luajtur me kartën” se president konsensual do të ishte dikush nga familja Jashari ka rënë poshtë se ide, meqë ka qenë vet Murat Jashari i cili dje e tha troç se askush nga familja Jashari nuk synon pozitën e të parit të shtetit.
Partia e Albin Kurtit e cila doli në zgjedhjet e fundit më 28 dhjetor, fitoi 51 për qind, tashmë po shihet se nuk ka as edhe një votë për Vjosa Osmanin, pa llogaritur këtu votat e Listës Guxo.
Aktualisht nuk ka asnjë emër tjetër përveç Vjosa Osmanit e cila publikisht ka thënë se synon edhe mandatin e dytë pesë vjeçar në krye të Presidencës.
Siç nuk ka emër tjetër, nuk ka asnjë iniciativë në Kuvendin e Kosovës për mbledhjen e 30 nënshkrimeve si procedurë për t`u nominuar ndokush për president të Kosovës.
Vjosa Osmani sikur të kishte edhe ‘aminin’ e Lidhjes Demokratike të Kosovës për mbledhjen e nënshkrimeve nuk do t`i mjaftonin as për procedurë për t`u nominuar e as për t`u zgjedhur edhe për një mandat.
Potenacialisht edhe votat e Listës Guxo në asnjë matematikë nuk e çojnë Vjosa Osmanin në mandatin e dytë.
I vetmi nga opozita që ka shprehur interesim për pozitën e Presidentit, është Ramush Haradinaj, të cilët as PDK e as LDK nuk i kanë dhënë nëshkrimet si procedurë fillestare për t`u propozuar për president të Kosovës.
Në krejt këtë situatë, vendi mund të shkojë në zgjedhje, por që edhe partia në pushtet, por edhe paritë opzoitare me gjysmë zëri po thonë se do të bëjnë çmos që të evitohen zgjedhjet e reja.
Publikisht e kanë thënë këtë disa herë, por situata në terren dhe ai i numrave çon drejt zgjedhjeve të reja.
Në rast se do të ketë zgjedhje të reja, bazuar në afatet kushtetutuese ato mund të mbahen më 12 osë 19 prill të këtij viti./Periskopi/
Prattipati mban takimin me Osmanin, nuk deklarohet për media
Murat Jashari refuzon postin e presidentit: Familja Jashari i takon të gjithë shqiptarëve



