Banorëve të një zone rurale në Turqi iu duhet të kalojnë përmes “korridorit të borës” për të arritur në qendër të qytezës

Banorëve të një zone rurale në Turqi iu duhet të kalojnë përmes “korridorit të borës” për të arritur në qendër të qytezës

Banorët e lagjes rurale Sualti në qytezën Baskale të provincës Van në Turqi mund të arrijnë në qytezën e tyre vetëm duke kaluar nëpër një “korridor dëbore” në zonën ku grumbujt e dëborës kanë arritur në disa metra për shkak të ortekëve, raporton Anadolu.

E vendosur pranë kufirit iranian që ndodhet 98 kilometra nga qendra e qytezës dhe e rrethuar nga male të larta, lagjja po përjeton dimrin më të ashpër të viteve të fundit.

Banorët e lagjes me 80 shtëpi ku stuhitë e borës dhe reshjet e dendura të dëborës janë vazhdimisht efektive, kalojnë një pjesë të madhe të ditës duke luftuar me dëborën dhe duke u kujdesur për kafshët e tyre.

Dimri i gjatë dhe thellësia e dëborës që arrin në disa metra e bëjnë jetën të vështirë për banorët e lagjes, pasi rruga, e cila shkon përgjatë shpateve të maleve me lartësi të madhe dhe ka 18 pika në rrezik nga ortekët, është vazhdimisht e mbyllur.

Ndonjëherë të bllokuar për ditë të tëra, banorët, edhe kur rruga është e hapur, mund të arrijnë në qendër të qytezës për të përmbushur nevojat e tyre vetëm duke kaluar nëpër grumbujet e dëborës që arrijnë 8-9 metra lartësi në pikat e prirura ndaj ortekëve./Periskopi

Shpërndaje në: