“El Mencho vdiq” – karteli 20 miliardësh pa shef, djali apo gruaja e tij në krye?

“El Mencho vdiq” – karteli 20 miliardësh pa shef, djali apo gruaja e tij në krye?

Pasi Nemesio Oseguera Cervantes u vra gjatë fundjavës, ekziston një pasardhës i shquar për shefin e ri të Kartelit Jalisco – dhe ai ka lindur në Kaliforni.

Juan Carlos Valencia Gonzalez është shfaqur si një pretendent kyç për të marrë përsipër perandorinë kriminale prej 20 miliardë dollarësh, pasi “El Mencho” vdiq në një bastisje të forcave speciale meksikane të dielën.

41-vjeçari është djali i adoptuar i shefit të vrarë, shkruan NYP.

Sipas forcave të rendit, nëna e tij, Rosalinda “La Jefa” González Valencia, ishte e martuar me bosin e drogës dhe ishte një lojtare e rëndësishme në anën financiare të kartelit.

Disa analistë sugjerojnë se ajo mund të marrë përsipër detyrën nga bashkëshorti i saj i ndjerë, por shumica e ekspertëve pajtohen se ajo do ta mbështesë të birin.

Juan Carlos, i njohur edhe si El Pelon, Tricky Tres dhe O3, ka shtetësi të dyfishtë, amerikane dhe meksikane, pasi ka lindur në Santa Ana, Orange County, në vitin 1984, raporton Telegrafi, transmeton Periskopi.

Shumë detaje rreth jetës së tij të hershme mbeten të panjohura, por ai lindi ndërsa prindërit e tij të lidhur me kartelin, Rosalinda dhe Armando Valencia Cornelio, jetonin në Kaliforni.

Lidhjet e dyshuara të El Pelon me drogën u bënë publike nga DEA në vitin 2020.

 

Shpërndaje në: