Bill Clinton do të dëshmojë sot për lidhjet me Jeffrey Epstein
Ish-presidenti amerikan, Bill Clinton, do të paraqitet para Komitetit Mbikëqyrës të Dhomës së Përfaqësuesve lidhur me Jeffrey Epstein.
Clinton ka mohuar çdo dijeni ose përfshirje në krimet e Epstein dhe Ghislaine Maxwell, duke theksuar se udhëtimet e tij me aeroplanin e Epstein ishin për aktivitet filantropik të Fondacionit Clinton.
Ai nuk është akuzuar ndonjëherë për shkelje në lidhje me këtë çështje./Periskopi



