Mund të rritet çmimi i rrymës, Dhoma e Tregtisë kërkon masa lehtësuese

Mund të rritet çmimi i rrymës, Dhoma e Tregtisë kërkon masa lehtësuese

Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRRE) është duke shqyrtuar kërkesat e operatorëve energjetikë për rritjen e çmimit të energjisë elektrike për vitin 2026. KOSTT, KEDS dhe KESCO kanë aplikuar për rritje prej 18%, duke kërkuar që të hyrat e lejuara maksimale të arrijnë në rreth 863 milionë euro, krahasuar me rreth 730 milionë euro sa ishin vitin e kaluar.

Lidhur me këtë mundësi shtrenjtimi, drejtori i Dhomës së Tregtisë, Kushtrim Ahmeti, ka kërkuar që institucionet të ndërmarrin masa për të lehtësuar barrën mbi qytetarët dhe bizneset.

Ai ka propozuar heqjen e TVSH-së prej 10% për produktet esenciale, si dhe largimin e taksës fikse në faturat e energjisë elektrike.

“Të hiqet TVSH prej 10% në produktet esenciale, të hiqet taksa në faturën e rrymës – ndoshta do ta balanconte sadopak këtë shtrenjtim të rrymës. Ne paguajmë taksë vetëm pse është ora e rrymës e vendosur”, ka deklaruar Ahmeti, për RTV21, transmeton Periskopi.

Sipas tij, rritja e çmimit të energjisë dhe liberalizimi i tregut energjetik janë ndër faktorët kryesorë që kanë ndikuar në rritjen e inflacionit në vend, i cili sipas të dhënave të fundit ka arritur në 5.8 për qind./Periskopi/

Shpërndaje në: