Policia bastis pronat e vëllait të Milo Gjukanoviqit në qendër të Podgoricës

Policia bastis pronat e vëllait të Milo Gjukanoviqit në qendër të Podgoricës

Policia ka rrethuar një ndërtesë në qendër të Podgoricës, ku banon biznesmeni Aco Gjukanoviq.

Në të njëjtën ndërtesë, ndodhet edhe një degë e “Prva Banka”, në pronësi të tij.

Sipas raportimeve të mediumit “Vijesti”, inspektorët pritet të kryejnë kontroll në pronat e Aco Gjukanoviqit, vëllait të ish-kryeministrit dhe ish-presidentit shumëvjeçar të Malit të Zi, Milo Gjukanoviq.

Një pjesë e rrugës është mbyllur për qarkullim.

Qendra për Gazetari Hulumtuese e Malit të Zi kishte raportuar në shtator të vitit 2023 se Aco ishte zhvendosur në Luksemburg menjëherë pas zgjedhjeve të vitit 2020, ku kishte nisur projekte të reja biznesi./Periskopi

Shpërndaje në: