Çështja e presidentit, Kurti takohet të hënën me Abdixhikun
Kryeministri, kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, do të takohet të hënën me kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku për çështjen e Presidentit, merr vesh Gazeta Express.
Kurti u takua sot për herë të dytë në Kuvend me kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza.
Pas takimit u bë e ditur se nuk pati marrëveshje.
Hamza tha se PDK-ja ofroi një mundësi të fundit “për t’i shmangur zgjedhjet e re”. Tha se kërkoi që president i vendit të zgjidhet dikush i propozuar nga kjo parti.
Kurti, ndërkaq, tha pas takimit se “kur s’ka mundësi për propozim konsensual, atëherë do të kemi propozime partiake” për president.
Ky takim do të vijë fiks një javë pasi ata ishin takuar për herë të parë në Kuvend për çështjen e Presidentit./Periskopi



