Trump: Mendojmë se raportet për vdekjen e Khameneit janë të sakta

Trump: Mendojmë se raportet për vdekjen e Khameneit janë të sakta

Presidenti amerikan Donald Trump është pyetur drejtpërdrejt në lidhje me raportet se udhëheqësi suprem i Iranit është vrarë në sulmet amerikane-izraelite.

I pyetur nga NBC News nëse i ka konfirmuar raportet apo nëse mendon se Ajatollah Ali Khamenei ka vdekur, Trump tha: “Nuk dua të komentoj për këtë, por thashethemet janë, dhe fjala është, se ai është vrarë”.

“Ai ka vrarë shumë njerëz. Ai ka vrarë shumë, shumë njerëz. Shkatërroi shumë jetë. Shkatërroi shumë familje dhe shkatërroi një vend”, shtoi ai, raporton Telegrafi, transmeton Periskopi.

Lidhur me mënyrën dhe kohën kur do të marrë konfirmimin për vdekjen e raportuar, Trump përgjigjet:

“Epo, kam folur me shumë njerëz, përtej kësaj, dhe ndihemi të sigurt, ndihemi – ndihemi se kjo është një histori e saktë”, vazhdoi ai.

Zyrtarët izraelitë thonë se Khamenei ka vdekur dhe se trupi i tij është gjetur, por Irani mohon se ai është vrarë dhe thotë se ai po “komandon terrenin”./Periskopi

Shpërndaje në: