Kaq shtetas të Kosovës janë në Lindjen e Mesme MPJ: Të gjithë janë në gjendje të mirë shëndetësorë
Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës ka njoftuar se përmes misioneve diplomatike është në komunikim të vazhdueshëm me qytetarët e Republikës së Kosovës që ndodhen në Lindje të Mesme, me qëllim të përcjelljes së gjendjes së tyre dhe ofrimit të mbështetjes së nevojshme, raporton Periskopi.
Sipas të dhënave më të fundit:
Në Izrael ndodhen 21 qytetarë të Republikës së Kosovës;
Në Arabinë Saudite 331 qytetarë;
Në Emiratet e Bashkuara Arabe rreth 400 qytetarë rezident dhe 70 turistë të lajmëruar deri më sot;
Në Katar 75 qytetarë;
Në Kuvajt përafërsisht 60 qytetarë;
Në Bahrein 4 qytetarë;
Në Oman 2 qytetarë.
“Sipas informacioneve nga misionet tona diplomatike, të gjithë qytetarët tanë aktualisht janë në gjendje të mire shëndetësore.Ministria është duke punuar në mënyrë të vazhdueshme dhe të koordinuar me autoritetet e shteteve përkatëse për të identifikuar dhe siguruar opsionet më të përshtatshme për evakuimin e qytetarëve tanë, nëse kjo paraqitet si e nevojshme”, thuhet dnër të tjera në njoftimin e Minsitrisë së Punëvë të JAshtme.
Njoftimi i plotë:



